TV Ora - “Skënderbeu” mbetet në magazinën e bashkisë Lezhë

  • 5 years ago
#tvora

Shtatorja e Gjergj Kastriot Skënderbeut që ishte parashikuar të vendosej në Lezhë në 575 vjetorin e Beslidhjes së princave shqiptar mbetet në magazinat e Bashkisë. Instituti i Monumenteve të Kulturës ende nuk ka përgjigje për kërkesën që Shtatorja e Heroit kombëtar të vendoset në sheshin pranë Memorialit .

Shtatorja e "Gjergj Kastriotit" e parashikuar për tu vendosur në sheshin me të njëjtin emer në qytetin e Lezhës vijon të qëndrojë në magazinat e Bashkisë Lezhë.

Instituti i Monumenteve të Kulturës ende nuk e ka shqyrtuar kërkesën e Bashkisë për vendosjen e shtatores.

Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore Paulin Zefi thotë sheshi "Gjergj Kastrioti" është vendi më i përshtatshëm, për vendosjen e shtatores dhe nuk e cenon aspak zonën e arkeologjike.

Shtatorja e Gjergj Kastriotit e parashikuar për tu vendosur në kuadër të 575-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës solli përplasje mes bashkisë dhe Ministrisë së Kulturës.

Kjo e fundit nuk lejoi vendosjen e shtatores me argumentin se vendi i përcaktuar ishte zonë arkeologjike dhe ka paditur penalisht bashkinë Lezhë për punimet që kishte nisur.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/skenderbeu-mbetet-ne-magazinen-e-bashkise-lezhe


Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz