Nje kompani shqiptare do te mirëmbaje tubacionet e “TAP”

  • 6 years ago
Një kompani shqiptare, ku 75% e aksioneve të saj janë në pronësi të operatorit shtetëror të transmetitmit të gazit, Albgaz, dhe 25% të kompanisë publike italiane SNAM, do të bëjnë mirëmbajtjen e e tubacioneve të projektit TAP. Puna e kësaj firme do të nisë që vitin e ardhshëm e që në fillim do të punësojë 50 persona, ndërsa po ashtu do të gjenerojë miliona Dollarë të ardhura nga ky proces.

"Për herë të parë, një kompani shqiptare si Albgaz, me ndihmën e asaj italiane SNAM do mund të marrë përsipër kryerjen e një shërbimi për një projekt kaq të madh e të rëndësishëm si gazsjellësi TAP. Krijohet një vlerë e shtuar jo vetëm nga pikëpamja ekonomike por mbi të gjitha nga ajo që Shqipëria ka nevojë, mbajtjen e njerëzve të kualifikuar brenda vendit".

Prej 6 muajsh Albgaz dhe kompania SNAM negociuan me konsorciumin Trans Adriatic Pipeline për të përfituar marrëveshjen e mirëmbajtes së tubacioneve në Shqipëri.