Largimi i te rinjve nga Shqiperia

  • 6 years ago
Dëshira për të lëvizur nga Shqipëria ka prekur masivisht të rinjtë. Ata që pyesim janë të prerë në përgjigjen e tyre.

E mendon largimin brenda 10 vitesh?

?Po, e mendoj?

?Jo 10 vjet, por do te largohem për 2 jave?

?Brenda 10 viteve me mire jashtë?

?Do kryej studimet në Shqipëri dhe jam me mendjen për jashtë?- shprehen të rinjtë.

79% e të rinjve shqiptarë prej moshës 15 deri 29 vjeç duan të largohen përgjithmonë nga vendi. Është ky një studim i Gallup publikuar së fundmi. Po cilat janë pasojat sociale dhe ekonomike me të cilat do të përballet Shqipëria nëse largimet e të rinjve do të vijojnë në ritme të larta?

Ekspertët e ekonomisë thonë se efektet do të ndihen te skema e pensioneve dhe rënia e konsumit.

Largimi i kësaj pjesë prish raportet mes kontribuuese dhe vështirëson e statusin social ? ekonomik në kushtet e pensionit apo atyre që marrin ndihmë ekonomike. Pakëson burimet për nevoja te përgjithshme shoqërore.

Treguesi primar i zhvillimit, është numri i konsumatorëve. Nëse vjen një kompani e madhe nga rajoni sheh sa konsumator ka.

Ndërsa sociologët e vënë theksin tek ndryshimi që mund të pësojë struktura e familjes.

?Ne edhe kështu dhe po vuajmë shumë lindshmërinë e ulët. Të rinjtë janë në gatishmërinë për të ikur dhe nuk kane rehatinë për ta ndërtuar familjen këtu, ndikon ne dobësimin e lidhjeve familjare, rritjen e moshës së martesës".

Heqja e regjimit të vizave me BE-në, ka ndikuar që shtetasit shqiptarë të abuzojnë me kërkesat e pabazuara për azil. Zyra e BE në Tiranë, shprehet për Tv Klan se vetëm në gjysmën e parë të vitit 2018 janë kryer 9.511 aplikime të tilla. Sipas tyre janë pikërisht faktorët social-ekonomikë që qëndrojnë pas migracionit të parregullt, ndërsa BE ka afruar një ndihmë financiare prej rreth 650 milionë Euro për periudhën 2014-2020 për rritjen e investimeve në vend. Tv Klan