Ora News - Ceremonia e varrimit që kaloi në heshtje

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërsa e gjithë vëmendja dje ishte përqëndruar në Bularat ku po mbahej ceremonia mortore e ekstremistrit grek, Kostandin Kacifas, në Vlorë familjarët e të afërmit përcjollëm për në banesën e fundit Edison Harizajt.

39 vjeçari mbeti i vrarë në atentatin e ndodhur mbrëmjen e 6 nnëntorit në Durrës. Ndërsa miku i tij Genci Çaçi i cili udhëtonte me të në makinë, humbi jetën një ditë më pas në spital.

Miqtë e Harizajt janë kujdesur për të pasur një ceremoni private dhe larg "të paftuarve". Madje janë siguruar për të mos lejuar asnjë lëvizje tjetër në rrugët ku do të kalonte kortezhi. Kjo dhe për arsye sigurie edhe të personave që merrnin pjesë në varrim.

Të paktën 500 persona morën pjesë në ceremoninë e varrimit ndërsa vargu i makinave të kortezhit shkoi në 2-3 km.

Si ndodhi vrasja

Të paktën gjashtë persona mendohet se kanë marrë pjesë në atentatin mafioz. Hetuesit dyshojnë se Harizaj është mbajtur në vëzhgim në Tiranë mbrëmjen e të martës, (6 nentor) dhe në momentin që u nis drejt Durrësit në makinën tip Audi A8 së bashku me Genci Çaçi, autorët janë vënë në ndjekje të objektivit duke ecur pas tyre në distancë të afërt me një automjet ende të pa identifikuar.

Ndërkohë persona te tjerë dyshohet se e prisnin makinën ku ndodhej Edison Harizaj pikërisht në vendin e atentatit ku ishte zgjedhur një zonë pa ndriçim dhe pa asnjë kamera sigurie.

Në momentin kur makina e Harizajt u afrua pranë Urës së Plepave, autorët kanë lëvizur kundravajtje dhe i kanë dalë përpara duke i zënë rrugën.

39-vjeçari nga Vlora, i cili ndodhej në drejtimin e mjetit ka tentuar të shmangë makinën përballë dhe ka hyrë në një rrugë dytësore ku ishin vendosur ekzekutorët të armatosur me armë të rënda.

Në këtë moment Harizaj dhe miku i tij janë përballur me breshëri automatiku për disa minuta ndërsa makina tip Audi A8 është bërë shoshë nga plumbat. Sipas hetuesve, në ngjarje janë përdorur dy armë të cilat kanë kryer goditje mbi automjetin e viktimave me mbi 50-55 predha.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ceremonia-e-varrimit-qe-kaloi-ne-heshtje