Ora News - “Drejtësia” kaloi klasën, ambasadori austriak: Qershori, test për politikën

Ora News Lajme

by Ora News Lajme

1 view
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reforma në drejtësi për Austrinë është një provë e kaluar e Shqipërisë në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Ndaj nga Apolonia, ambasadori Johan Sattler tha se qerrshori tashmë do të jetë test për politikën.

Disa ditë pasi shenjestroi opozitën duke i kërkuar ti rikthehet jetës institucionale, ambasadori i Autrisë në Tiranë, këtë herë i ka dërguar një thirrje të fortë të gjithë klasës politike.

Duke zgjedhur qytetin antik të Apolonisë për të dhënë mesazhin e qartë, ai u shpreh se hapja e negociatave të integrimit është në dorën e vetë shqiptarëve.

Johann Sattler: Politika ka gjithmonë rol të veçantë në Shqipëri. Ne kemi presidencën e BE dhe qëllimi kryesor është që i gjithë Ballkani, e në veçanti Shqipëria, të afrohet me Unionin.

Sattler e vlerëson të kaluar testin për reformën në drejtësi, ndërsa është optimist për ngritjen e institucioneve të reja.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/drejtesia-kaloi-klasen-ambasadori-austriak-qershori-test-politiken