Perplasja, Ruci takon Meten

  • 6 years ago
Qëndrimin e maxhorancës në lidhje me mosdekretimin e Ministrit të ri të Brendshëm, Ilir Metës ia ka komunikuar në zyrën e tij edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Menjëherë pas mbledhjes se Grupit ku u vendos që Sandër Lleshi të emërohet si zv.ministër, por me kompetencat e një ministri të komanduar, Ruçi iu drejtua Presidencës pas një kërkese të ardhur nga vetë kreu i shtetit.  Zyrtarisht u njoftua se temë e diskutimit 60 minutash ishte dekretimi i 30 Qershorit të vitit 2019 si datë e zgjedhjeve lokale.

Por burime nga të dyja palët konfirmojnë se përplasja e fundit qeveri?presidence ka zënë vend parësor në këtë takim. Ruçi mësohet se i ka bërë të ditur Metës se mazhoranca konsideron që kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën duke i refuzuar kryeministrit dekretin për të emëruar Ministrin e Brendshëm.

Në suazën e bashkëpunimit për emërimin e zyrtarëve të lartë është diskutuar edhe gara për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili propozohet nga Presidenti dhe emërohet nga Parlamenti. Emri i KLSH mund të jetë përplasja e radhës mes palëve dhe kthim i restos nga mazhoranca për presidencën.

Gjithsesi, ajo që Meta zgjodhi të japë si mesazh për mediat ishte se komunikimi me kreun  e parlamentit ishte jo vetëm institucional, siç ndodhi me kryeministrin. Përballë kamerave ai doli personalisht të përshëndeste në ikje Ruçin deri në dalje të Presidencës, gjë që nuk e ka bërë në takimet e fundit.

Tv Klan

Recommended