Basha: Mos shisni voten!

  • 6 years ago
Teksa e  gjithë beteja e opozitës është përqendruar tek Vettingu i politikës dhe dekriminalizmi i zgjedhjeve, Lulzim Basha adresoi një mesazh për të gjithë shqiptarët gjatë një bashkëbisedimi që pati me fermerë të Dvoranit në Korçë.

 ?Kush shet votën nuk mund të flasë më as për mollën as për çmim të lartë të pesticideve as për çmim të lartë të naftës sepse në këtë moment ka shitur shpirtin. Ti ndërgjegjësojmë njerëzit se kush shet votën ka shitur të ardhmen e fëmijëve?.

Ndërsa në një tjetër takim me fermerë të Devollit kreu i opozitës bëri thirrje për mobilizim të qytetarëve për t?i dhënë fund keqqeverisjes.

Në orët e pasdites Basha zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e Bilishtit nga ku tha se braktisja e Shqipërisë është një prej problemeve  kryesore qe ka vendi sot.

Recommended