Ora News - Tiranë, kush është italiani i arrestuar në "Ali Dem"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një shtetas italian është arrestuar në Tiranë pasi ishte dënuar nga shteti i tij me 11 vjet e 6 muaj burg.

Pasquale Scalise, i cili kishte ndryshuar dhe emrin nga Pasquale në Andrea, qëndronte në Tiranë në zonën e ?Ali Demit?.

47 vjeç, banues në Itali "ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Italiane e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite e 6 muaj burg për veprat penale ?Mashtrim Financiar? dhe "Mashtrim kompjuterik", informoi sot policia e Tiranës.

Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kapën 47 vjeçarin dhe e arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tirane-kush-eshte-italiani-i-arrestuar-ne-ali-dem