Qeveria ben gati amendamentet

  • 6 years ago
Qeveria e Maqedonisë i ka miratuar draft-amendamentet për ndryshimet kushtetuese, pasi që paraprakisht të njëjtat i ka harmonizuar me kërkesat e grupit të deputetëve të opozitës që votuan pro ndryshimeve kushtetuese.

?Përmes një procesi inkluziv arritëm t`i përcaktojmë amendamentet e kushtetutës që dalin nga Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe kanë të bëjnë me procesin e gjithmbarshëm të implementimit dhe konfirmimit të saj në institucionet tona", tha Kryeministri Zoran Zaev.

Me ndryshimet e reja parashihet që edhe Marrëveshja e Ohrit të futet në Preambulë.  Kjo është pjesë konstituive, pjesë e Kushtetutës, e inkorporuar, vetëm këtu shtohet formulimi Marrëveshja e Ohrit dhe kjo është korrekte ndaj të gjitha bashkësive më të vogla etnike në Maqedoni.

Lidhur me kërkesat e partive opozitare shqiptare, Kryeministri Zaev ka theksuar se ka pasur takime me krerët opozitës dhe shprehet i bindur se nuk do të ketë kushtëzime nga ana e tyre. Projekt amendamentet e Kushtetutës tashmë kanë arritur në Kuvendin e Maqedonisë, kurse Kryeparlamentari Talat Xhaferi, seancën plenare ku do të bëhet shqyrtimi i tyre, e ka caktuar për më 1 Dhjetor derisa Komisioni për Çështje Kushtetuese do të fillojë punën më 7 Nëntor.

Recommended