Tahiri ne studio me 3 armiq? Gazetaret perplasen ne “Opinion”

  • 6 years ago
Prezenca e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në emisionin ?Opinion? mbrëmjen e së enjtes është shoqëruar me debate të ashpra edhe në mesin e gazetarëve të vënë përballë tij.

Shkak për këtë u bë komenti i analistit Mustafa Nano, i cili vlerësoi kurajën e Tahirit për t?u vënë përballë ?3 (personave) që i ka armiq dhe 3 që nuk i ka miq.?

Mustafa Nano: Bravo i qoftë Saimir Tahirit që ka pranuar të vijë në një studio ku ka 6 persona, 3 i ka armiq, 3 nuk i ka miq. Kjo është kurajë.

Basir Çollaku: Kë ka armiq?

Mustafa Nano: Po kë ka armiq tani...

Basir Çollaku: Kë ka armiq?

Mustafa Nano: Po ty o të ka armik, siç më kanë mua armik ata të palë tjetër.

Klodiana Lala: Ne folëm para emisionit, nuk jemi armiq. Ne kemi bashkëpunuar për 4 vite, apo jo?

Blendi Fevziu: Ata janë gazetarë, duhet t?i bëjnë pyetjet, gjëja më normale.

Mustafa Nano: Dëgjo Fevzi se këtë hipokrizinë...Prit, prit.

Basir Çollaku: Jo nuk pres fare, kë quan armik? Ç?i ke këto broçkulla.

Mustafa Nano: O Basir, ti je në këtë studio përballë meje.

Basir Çollaku: E pastaj?...Përdor etikën se je mësuar të humbasësh etikën ti.

Mustafa Nano: Dëgjo, O Fevzi dëgjo se këtë hipokrizinë e jetës publike shqiptare nuk e duroj dot. Këtu nuk thotë njeri se për kë voton. I vetmi që bredh nëpër studio dhe e thotë këtë jam unë. Mua po të më sjellësh përballë Sali Berishën, unë jam armik i tij. Merre si metaforë.

Mustafa Nano: Lala, Lala dëgjo. Pjesa më e ulët e kurbës sime televizive është kur jam përballë teje dhe Basirit.

Basir Çollaku: Po më të lartën kur e ke? Po lëre...

Mustafa Nano: Tani Fevzi unë do të kërkoja një gjë, sepse unë nuk kam përse flas me këta këtu. Mundësisht, këto regjistra të ndahen. Sepse nuk e di se çfarë pune kam unë me Basirin dhe Klodin.

Klodiana Lala: Zoti Nano më duket se jeni analist dhe moderator, nuk besoj se e bëni ende gazetarin e terrenit apo jo? /tvklan.al