Kërcënohet me jetë nënkryetari i larguar nga VMRO, Jançev

  • 6 years ago
Edhe një largim tjetër nga partia e Hristijan Mickoskit. Kryetari i forcave rinore Lluka Kërzhallovski në letrën e lamtumirës shkruan se partia është fokusuar në interesa të ngushta të personave të caktuar. Ndërkohë anëtarët e larguar ditëve të fundit thonë se vazhdojnë të marrin kërcënime për jetë, kryesisht në rrjetet sociale. Ministria e Brendshme thotë se ka garantuar sigurinë e tyre.