U mblodhën 38 mijë euro për ta dërguar në Turqi, ndërron jetë nga COVID mësuesi 39 vjeç nga Shkodra
Gazion Rusi, një mësues nga Shkodra, në moshë të re, 39 vjeç, ka humbur betejën më koronavirusin, duke u bërë viktima e 139 në vend për shkak të pandemisë.
Mësohet se mësuesi i matematikes, i cili ushtronte profesionin e tij në Medresë e Shkodrës, ka qenë i shtruar në Tiranë, ndërsa ditët e fundit gjendja e tij është komplikuar ndjeshëm. Më konkretisht ai ka qenë i shtruar në spitalin 'Shefqet Ndoqi', aty ku pavarësisht ndihmës së mjekëve nuk ka mundur t'ia hedh kësaj sëmundje. Nga të afërmit dhe të njohurit u bë edhe apeli për ta dërguar jashtë vendit dhe për këtë arsye u mblodhën 38 mijë euro në afro 12 orë. Pavarësisht solidarizimit të jashtëzakonshëm fatkeqësisht mësuesi s'e fitoi dot betejën. Mesuesi 39 vjeçar ishte baba i tri vajzave.

Category
📺
TV