Protesta në Selanik për Kaçifën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ndërkohë që trupi i 35 vjeçarit Kostandinos Kaçifa ndodhet për ekspertizë të specializuar në Tiranë, qindra njerëz qe mendojnë se ai ishte i pafajshëm dhe u ekzekutua pa arsye nga forcat RENEA, vijojnë tubimet në Greqi.Pas demonstratës para Ambasadës Shqiptare dhe tubimit në Athinë ku ekstremistët dogjën flamurin shqiptar, shoqëruar me thirrje antishqiptare, sot protesta vijon në qytetin e Selanikut.Pritet që qytetarët grekë të cilët dënojnë vrasjen të zhvillojnë një tubim në qendër të Selanikut dhe me pas do të drejtohen drejt konsullatës shqiptare.Ndërkohë në Bularat në pritje të përfundimit të ekspertizës familjarët dhe banorët po organizojnë ceremoninë e varrimit duke bërë thirrje për pjesëmarrje.Banorë të Bulararit, përfaqësues shoqatash vendore, biznese dhe të afërm po organizojnë varrimin, ku pritet të vijnë dhe qytetarë të shumtë nga Greqia.Për këtë qëllim po merren masa për të siguruar transport të qytetarëve grekë dhe minoritarë nga vendi fqinj për në Bularat.Meqenëse ekspertiza mjekoligjore në tiranë kërkon kohë, nuk dihet ende në cilën ditë do të zhvillohet ceremonia mortore.