Përleshje në Selanik për emrin e Maqedonisë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa Athina dhe Shkupi zyrtar vijojnë negociatat intensive për gjetjen e një zgjidhjeje për emrin e Maqedonisë, në Selanik qindra mijëra grekë protestuan kundër përdorimit të emrit Maqedoni nga fqinji verior.



Me pankarta në duar protestuesit marshuan rrugëve të qytetit nën moton ?Maqedonia është një dhe është greke?.



Sipas mediave, numri i protestuesve ishte shumë i madh, deri ne 400 mijë vetë. Mes tyre ishin edhe deputetë të partisë më të madhe opozitare ?Demokracia e Re?, por edhe pjesëtarë të grekeve të pavarur, aleate ne qeveri të kryeministrit Tsipras.



Me parulla si ?Falja e emrit Maqedoni është tradhti kombëtare?, protestuesit kundërshtuan çfarëdo lloj zgjidhjeje që do të përmbajë fjalën ?Maqedoni?. Ndërkohë, pak dite më pare, negociatori ndërkombëtar Methu Nimic deklaroi se pikërisht kjo fjalë nuk mund të shmanget nga formulimi i emrit të ri.



Protestat në Greqi organizohen pak para takimit të parë mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras ditën e mërkurë, ku do të bisedohet edhe për emrin.