• 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kukësi e ka nisur ashtu siç e mbylli fazën e dytë të Superiores, me fitore. Verilindorët mposhtën 1-0 Laçin, duke marrë vendin e 3-të pas shpatullave të Partizanit e Skënderbeut. Pas takimit me kurbinasit, trajneri i verilindorëve, Armando Cungu u shpreh:

"Djemtë dhanë më të mirën e tyre. Jam i kënaqur për atë që dhanë dhe arritën. Në fakt në pjesën e parë, pothuajse për 30 minuta kundërshtari ishte më agresiv në mesfushë. Duke parë këtë situatë dhe unë ndryshova vendosje të lojtarëve dhe 15 minutëshin e mbetur të pjesë së parë dolëm në lojë tonë, duke e zmbrapsur kundërshtarin. Pjesa e dytë ishte më me dëshirë dhe kjo po na ndodh prej disa ndeshjeve. Nuk e nisim mirë, por pastaj fillojmë dominimin. Me pak qetësi mund të kishim dyfishuar se me 1 me 0 nuk garantohej asgjë. Gjithsesi më pëlqen karakteri i djemve, pasi si në ndeshjen me Kastriotit ashtu edhe në këtë ndeshje reaguan dhe reaguan fuqishëm dhe marrin atë që kërkojnë.

Partizani-Skënderbeu, për kë bëni tifo?

Nuk më intereson aspak. Unë kam bërë tifo për ekipin tim dhe ne duhet të shikojmë ekipin tonë. Mundohemi të marrim më të mirën në çdo ndeshje dhe duhet të marrim maksimumin. Shpresoj që të jetë vetëm "fair" pasi nuk është gjithçka në dorën tonë."-tha Cungu.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/cungu-djemte-treguan-deshire-nuk-pres-dhurata-neser

Category

📺
TV

Recommended