Dyshimet janë se Kelmend Balili, fshihet në zonën mes Sarandës dhe Delvinës. I mbiquajturi nga mediat greke si ?Eskobari i Ballkanit? nuk është arrestuar ende, megjithëse dhjetëra forca policie kanë kryer kërkime dhe kontrolle për gjetjen e tij në Sarandë. Kërkimet për Balilin janë intensifikuar ditët e fundit.
Një informacion i marrë në rrugë operative se Kelmend Balili ndodhet në Shkodër vuri në lëvizje Forcat Speciale, të cilat u nisën nga Tirana drejt qytetit të veriut tre netë më parë. Rreth 30 trupa nga më të përzgjedhurit, të mbështetur nga Policia e Shkodrës, kontrolluan disa lokale në qendër dhe një hotel luksoz. Por nga operacioni nuk pati asnjë rezultat.
Ose informacioni ishte i pasaktë, ose Kelmend Balili kishte mundur të largohej në kohë derisa Forcat Speciale të Tiranës nisën aksionin, i tha Tv Klan një burim brenda policisë. Janë kontrolluar edhe pikat kyçe në segmente ku mendohej se lëvizte Balili, por asgjë nuk u arrit. Sipas të njëjtave burime, informacioni i marrë nga policia thoshte se Klement Balili ndodhej ne Shkoder prej disa ditesh. Aksioni për kapjen e tij u organizuar brenda 2 orësh. Këto janë pamjet e kontrolleve të policisë pikërisht natën kur kërkohej Balili. Në këtë aksion ra rastësisht në pranga një i ri i armatosur. Për njeriun e cilësuar si Eskobari i Ballkanit është vendosur edhe një shpërblim prej 5 milionë lekësh, por deri tani nuk ka asnjë sinjal se ku ndodhet ai.
Prej më shumë se 2 vitesh, Balili vijon arratinë ndërkohë që mbetet një nga personat më të kërkuar në vend. Balili, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, në kërkim dhe i dënuar në Greqi i ka shpëtuar të gjitha operacioneve të organizuara nga policia për kapjen e tij.
Pak ditë më parë ishte vetë kryeministri Rama që kërkoi arrestimin e Balilit duke e konsideruar si një mosarritje të punës së policisë.
Tv Klan

Category
📺
TV