Ora News - Gjiknuri në Burrel: Uzina e Ferrokromit, 28 mln dollar më shumë në arkën e shtetit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ringjallja e industrisë së kromit ka rritur të ardhur në arkën e shtetit si dhe ka ndikuar në rritjen e punësimit. Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknur gjatë vizitës në Uzinën e Ferrokromit në Burrel u shpreh se qeveria do të vijojë të nxisë ringritjen e kësaj industrie.

Gjiknuri: Falë investimeve private dhe politikave nxitëse të qeverisë sot kemi një industri që po shtohet. Kemi dyfishim të kapacitetit por çfarë do të thotë kjo për ekonominë shqiptare? Vetëm kjo uzinë e Ferrokromit i jep ekonomisë shqiptare 28 milion USD më shumë.

Më tej, ai nënvizoi se investimet kanë rritur kapacitetet përpunuese brenda vendit duke tejkaluar edhe prodhimin e Ferrokromit të para viteve ?90, ku në këtë uzinë janë punësuar 180 persona me paga mesatare 60,000lekë të reja në muaj. Por pavarësisht kësaj, minatorët vijojnë protestat e herë pas hershme duke kërkuar statusin e minatorëve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gjiknuri-ne-burrel-uzina-e-ferrokromit-28-mln-dollar-me-shume-ne-arken-e-shtetit