Top News - Të ardhurat bien 30%/ Mbyllja ‘gjunjëzon’ arkën e shtetit

  • 4 years ago
Mbyllja pothuajse totale e ekonomisë në muajin prill, pas vendimit të qeverisë për të mos lejuar përhapjen e COVID-19, ka ndikuar tepër negativisht në ecurinë e të ardhurave buxhetore në maj, kur dhe paguhen taksat e prillit. Edhe pse në muajin maj një pjesë e bizneseve rifilluan aktivitetin e tyre ekonomik, rënia e të ardhurave ka qenë e ndjeshme.

Në muajin maj sipas të dhënave Zyrtare të Ministrisë së Financave të ardhurat janë reduktuar me 30% në raport me vitin e kaluar, ose rreth 11.6 miliardë lekë më pak se në maj të vitit 2019. Në total u mblodhën 27.5 miliardë lekë nga 33.6 miliardë që ishte planifikuar nga shteti, pra mosrealizimi është në nivelin e 6.1 miliardë lekëve.

Për dy muaj e gjysmë, që kur filloi pandemia, gjysma e marsit-prill-maj, buxheti ka arkëtuar rreth 220 milionë euro më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave zyrtare.
Rënia më e madhe në realizimin e të ardhurave që reflektuar tek zëri i tatimit mbi fitimin, ku në raport me vitin 2019 ato kanë rënë me 75.6%, e ndjekur nga reduktimi i të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale më 56.8% krahasuar me majin e vitit 2019, më pas renditet të ardhurat nga TVSH-ja janë reduktuar me 24%, por edhe të ardhurat nga pushteti vendor.
Për 5-mujorin, të ardhurat buxhetore kanë rënë me 14.7%, ose 27.7 miliardë lekë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Financat presin që për gjithë vitin, rënia e të ardhurave të jetë rreth 15%, ndërsa në qershor që reflekton të ardhurat e majit, situata pritet në përmirësim, pasi pjesa më e madhe e aktiviteteve kanë qenë të hapura, ndonëse me një konsumi të tkurrur.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MinistriaFinancave#TVSH#TopChannel