Salianji: Taulant Balla, 600 mije euro udhetime

  • 6 years ago
Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka publikuar të dhëna nga sistemi TIMS, që sipas tij provojnë udhëtimet e përbashkëta të kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Ballës me biznesmenin Edmond Bega.

Salianji kërkoi shpjegime për shpenzimet e këtyre udhëtimeve nga Taulant Balla.

"Është fakt që sipas të dhënave të siguruara nëpërmjet sistemit TIMS, që regjistron hyrjet dhe daljet e qytetarëve në pikat kufitare të Shqipërisë, rezulton se:  Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit mbi 25 herë me trafikantin e drogës Edmond Bega. Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit me trafikantin e drogës Edmond Bega, shpeshherë me të njëjtën makinë, kryesisht me automjetin e Taulant Ballës me targa AA900IN. Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit me trafikantin e drogës Edmond Bega me të njëjtin avion, ku destinacioni më kryesor ka qenë Vjena, Athina, Korfuzi, Parisi apo Mali i Zi. Vetëm në Vjenë kanë udhëtuar bashkë plot 14 herë.

Është fakt që Taulanti nga Librazhdi, gjatë historikut të udhëtimeve, gjatë periudhës që qeverisë Edi Rama, ka përdorur plot 18 herë CHARTER-in për udhëtime jashtë Shqipërisë, ku nuk mungojnë edhe udhëtime me CHARTER nën shoqërinë e trafikantit të drogës Edmond Bega. Shqiptarët duhet të dinë sot se një udhëtim me CHARTER, kushton minimalisht 30 mijë Euro. Pra janë minimalisht 600 mijë euro udhëtime me CHARTER, vetëm për 18 dalje jashtë vendit të numrit dy të Partisë Socialiste, Taulantit nga Librazhdi."/tvklan.al