Ora News - Biznesi kërkon taksë luksi: Qeveria të tatojë banesat në bregdet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Biznesi shqiptar ka kërkuar që të vendoset nja taksë luksi për banesat në bregdet. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka prezantuar propozimet për paketën fiskale, midis të cilave edhe vendosjen e kësaj takse. Gjithashtu është propozuar që 3% për banesat sociale të ndryshojë dhe e gjithë sipërmarrja të paguajë 1% të fitimit si dhe të rritet pragu i TVSH-së deri në 10 mln lekë.

Biznesi ka propozuar vendosjen e një takse luksi për banesat në bregdet.Përtej kërkesave të tjera për ulje taksash, kreu i Dhomës së Tregtisë ka deklaruar se duhet të ketë një taksë luksi për të gjitha rezidencat mbi 200 metra2 dhe në vlerë mbi 300 mijë euro në bregdetin shqiptar.

Kjo taksë të jetë 500 lekë të reja për metër 2 në vit.

Nikolin Jaka: Një pjesë e shoqërisë shqiptare që i shfrytëzon këto rezidenca luksoze dhe që realisht nuk paguan asgjë për shfrytëzimin e këtij resursi real që vendi ynë ka.

Ndërsa kanë propozuar që të rritet pragu i TVSH-së deri në 10 mln lekë.

Nikolin Jaka: Subjektet deri në 10 milion lekë për pagesat e TVSH-së por ndërkohë që janë të detyruar që të marrin dhe dorëzojnë faturat me TVSH në shitjen e mallrave dhe produkteve të tyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/biznesi-kerkon-takse-luksi-qeveria-te-tatoje-banesat-ne-bregdet