Report Tv-Ermir Grezda promovon kolanën artistike

  • 6 years ago
Ermir Grezda i përket brezit të artistëve të pas viteve ?70. Në 22 vite të jetës së tij ka punuar në Galerinë Kombëtar të Arteve. Por, ekspozitën në prag të 70-vjetorit të lindjes dhe promovimin e albumit e bën në kopshtin e një hoteli privat në Tiranë. Të gjitha veprat e tij, kanë në qendër figurën njerëzore, edhe veçmas secila prej tyre ka një histori më vete, që ka të bëjë me jetën, bukurinë edhe dashurinë.

Për kamerën e ?Report Tv? skulptori Ermir Grezda rrëfen se përse ka zgjedhur si hapësirë për të ekspozuar veprat e tij në një kopsht hoteli dhe jo në një galeri

Janë plot 28 vite që ne kemi bërë sakrifica në këtë moment demokratik të ndryshimit, por në lidhje me artin është bërë pak, ose shumë pak. Ky vend ka njerëz shumë të talentuar, por organizimi dhe përkujdesja e kulturës në këto vite për ta, sepse natyrisht që në vitet e para nuk e prisnim se ishin probleme të tjera, por pedagogët e mi nuk u hapet vendi në Galerinë Kombëtare të Arteve. Po ashtu edhe unë që punova nga viti ?70, deri në vitin 1992 kam bërë këto vitet e fundit tre apo katër kërkesa për të prezantuar krijimtarinë e viteve të fundit. Shpresova, që në këtë 70-vjetor të lindjes unë duke pritur për në GKA më vjen një përgjigje, që nuk kam se çfarë shpjegimi t?i jap. ?Ju vlerësojmë, por për arsye të padijshme GKA nuk ka mundësi?. dhe hap ekspozita të ashtuquajtura të artit konetemporan, unë artin kontemporan e vlerësoj, por nuk është çështja për të mos përkrahur talentet e rinj. Përgjigjja ishte negative, prandaj unë pata mundësinë që këtu të shpalos këtë ekspozitë në këtë fund krijimtari. Prandaj nuk kam sjell skulptura?.

Recommended