Arrestimi i Rrajes, zbardhet raporti i Prokurorise

  • 6 years ago
Kjo është shtëpia e Xhisiela Malokut, vajzës së re që denoncoi për dhunë Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahaman Rraja. Dera qëndron e mbyllur dhe lëvizjet brenda saj janë të pakta. Pranë banesës nuk ka forca policie pasi ende nuk ka vendim për marrjen e masave mbrojtesë ndaj 25-vjeçares.

Zbardhen ndërkohë arsyet që bindën Prokurorinë e Krujes të kërkojë arrestimin e Rexhep Rrajës. Në kërkesën për caktimin e masës së sigurisë, akuza rendit të gjithë kronologjinë e ngjarjes e cila nis më 19 Korrik, ditë kur dyshohet se është Xhisiela Maloku është dhunuar. 25-vjeçarja bëri një kallëzim në Komisariatin Nr.3 në Tiranë për Rrajën në datën 21 Korrik. Komisariati Nr.3 ia delegoi çështjen në Fushë-Krujë.

E ripyetur ne datën 23 Korrik, Xhisiela thotë në dëshmi se 4 ditë më parë është dhunuar dhe djegur me cigare në një hotel nga Rexhep Rraja. I arrestuari sipas dëshmisë së vajzës e ka dhunuar për 15 minuta duke i thënë se nuk do ta vriste, por vetëm ta plagoste, pasi nuk donte që të vdiste shpejt por të vuante. Vajza ka rrëfyer në Prokurori se një ditë pas është takuar me Rexhepin, i cili ka shfaqur pendesë. Në materialin e Prokurorisë thuhet se edhe në policinë e Fushë-Krujës, Rexhep Rraja është orvatur ta dhunojë. Në datë 30 Korrik është marrë përsëri dëshmia e vajzës e cila rikonfirmon dhunën në hotel, por jo kryerjen e marrëdhënieve seksuale.

Për llogari të hetimit është bërë një raport mjeko-ligjor i vajzës ku është konfirmuar dhuna dhe djegia me cigare. Raporti, i cili çuditërisht në Prokurori ka mbërritur në datën 27 Shtator, 2 muaj pasi ishte kryer. Në pyetje janë marrë nëna, motra dhe dy shoqe të vajzës të cilat janë shprehur se nuk kanë dijeni për dhunën. Bie në sy që në dëshminë e dhënë në 29 Shtator vajza pranon problemet me Rrajën, por mohon të jetë ndjerë e kërcënuar. Problem sipas saj tashmë ishin ndalimi në rrugë dhe telefonatat. Ndërsa, vetë 24-vjeçari Rraja ka mohuar akuzat pasi sipas tij kishte mbi një vit që kishte ndërprerë lidhjen, ndërsa akuzoi vajzën se e bezdiste në telefon.

Category

📺
TV

Recommended