Terheqja e denoncimeve per dhune

  • 6 years ago
Edhe pse tërheqja e një kallëzimi penal bëhet me shprehje të vullnetit personal, rasti i vajzës nga Fushë ? Kruja, Xhisiela Maloku për avokatët penalistë ngre disa pikëpyetje. Avokatja Vjollca Pustina thotë për Tv Klan nuk njeh precedentë në Tiranë kur kallëzimi i bërë për veprat penale si dhunë apo përndjekje të jetë tërhequr brenda 24 orëve, pasi procedura nuk e lejon një gjë të tillë.

"Unë nuk kam dëgjuar në Tiranë të bëhet kallëzimi dhe vajza për shembull të kërkojë ta tërheqë të nesërmen, edhe nëse personi që dyshohet ndiqet në gjendje të lirë ose me masë sigurie unë nuk e di që të tërhiqet kallëzimi. Në Tiranë mua nuk më ka rastisur që të jenë ndjekur për këto vepra, të jetë tërhequr kallëzimi sepse janë vepra penale që e kanë maksimumin e dënimit deri në 5 vjet", thotë avokatja Vjollca Pustina.

Psikologia Valentina Telhaj rendit disa rrethana që mund të ndikojnë tek vajzat e gratë për të tërhequr kallëzimin ndaj dhunuesit të tyre.

"Mosbesueshmëria e institucioneve. Kur denoncojnë nuk e dinë nëse do të merret parasysh nëse do të ketë një urdhër mbrojtje, nëse do të ketë një vend të sigurtë ku do të rehabilitohen. Në rastin konkret mund të jetë e kërcënuar, mund t?i jetë ofruar një shumë parash që të tërheqi padinë, ose sindroma e Stokholmit, kur e dhunuara ushqen ndjenja ndaj dhunuesit", shprehet psikologia Valentina Telhaj.

Shoqatat e grave nuk kanë reaguar deri më tani, por përmes rrjetit social Facebook kanë njoftuar një protestë që do të zhvillohet të hënën përpara Kryeministrisë për vajzën që dyshohet të jetë dhunuar nga djali i një deputeti.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended