Report TV - Prapaskenat, si i shpëtoi shkarkimit Xhezair Zaganjori me 8 pasaktësi në deklarim

  • 6 years ago
Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori ka lëkundur për herë të parë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, organin bazë të Vetingut. Deklarata e pasurisë së Zaganjorit për llogari të Vetingut nuk përputhej në disa pika me deklaratat vjetore të pasurisë, të dorëzuara pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë. Këto pasaktësi dhe mospërputhje kanë përfshirë në një dilemë të madhe trupën gjykuese të përbërë nga Olsi Komici, Roland Ilia dhe Pamela Qirko.

Trupa gjykuese ka qenë në dilemë nëse duhet ta shkarkonte apo konfirmonte në detyrë kryetarin e Gjykatës së Lartë. Dilema reflektohet në vendimin për Zaganjorin. ?Për Komisionin, mbetet të konkludohet nëse përbën shkelje të Kushtetutës dhe ligjit fakti që subjekti i deklarimit të pasurisë në disa deklarata periodike nuk ka deklaruar disa shpenzime dhe të ardhura, - që ka qenë i detyruar sipas ligjit për t?i përfshirë në deklaratën e pasurisë, - nëse përbën shkelje, - a ka në këtë rast fshehje apo mosdeklarim të pasurive sipas nenit D të Kushtetutës dhe ligjit nr. 84/2016, kur rezulton se subjekti i rivlerësimit i ka deklaruar me përpikëri të gjitha këto të ardhura dhe shpenzime në deklaratën e pasurisë të dorëzuar për qëllimet e procesit të rivlerësimit kalimtar??, thuhet në vendim.

Më në fund, trupa gjykuese ka konkluduar se Zaganjori nuk ka deklaruar me saktësi pasurinë, por kjo nuk përbën shkak për ta shkarkuar nga detyra. ?Në përfundim të hetimit administrativ, pasi shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit të administruar, deklarimeve dhe shpjegimeve të subjektit, rezulton se subjekti ka pasaktësi dhe mospërputhje të deklarimeve të mëparshme me Deklaratën-Vetting. Në lidhje me këtë, Komisioni arsyeton se pika 2 e nenit D të Aneksit të Kushtetutës ka përcaktuar detyrimin e subjektit të dorëzojë/plotësojë një deklaratë të re dhe të detajuar të pasurisë. Sipas Kushtetutës, dokumenti ligjor, prej ku fillon të evidentohen përgjegjësitë e subjektit për shkelje disiplinore, është pikërisht kjo deklaratë dhe të dhënat që ajo përmban. Kushtetuta e ka lidhur drejtpërdrejt përgjegjësinë e subjektit të rivlerësimit me Deklaratën e re të Pasurisë, dhe jo me deklarimet e mëparshme të tij. Këto deklarime mund të shërbejnë si provë për Komisionin në proces, por nuk mund të jenë shkak për shkarkimin e subjektit?, thuhet në vendim.