Ora News -Të rinjtë "pushtojnë" Botën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bota ka numrin më rekord të rinjve deri në ditët e sotme. 42% e popullësisë përbëhet nga të rinjtë nën moshën 25 vjeç. Por adoleshentët për shkak të ndryshimeve të tyre emocionale përballen më një sërë sfidash si sëmundjet apo trumat nga aksidentet rrugore. Rreth 3 mijë të rinj vdesin çdo ditë për shkak të aksidenteve, drogës ose HIV/AIDS.

Nga 7.2 miliardë njerëz në të gjithë botën, mbi 3 miliardë janë të rinj nën moshën 25 vjeç, duke shënuar numrin rekord të popullësisë deri më sot.

Të rinjtë përbëjnë 42% të totalit të popullësisë në të gjithë botën, nga të cilët 1.2 miliardë i përkasin grupmoshës nga 10-19 vjeç.

Raporti i OBSH i dedikohet kësaj grupmoshe, duke iu referuar ndryshimeve emocionale të tyre dhe problematikave në shëndet.

Në këtë tranzicion neurologjik, fizik dhe emocional, adoleshentët, raporton OBSH, ekspozohen ndaj produkteve të dëmshme si duhani, alkooli dhe droga, si dhe përballen me rreziqe më të mëdha të dhunës duke përfshirë vrasjen, lëndimet, trafikimin, të cilat mund të shkaktojnë probleme të shëndetit mendor, të tilla si depresioni, ankthi, vetëkënaqësia, abuzimi me substancat dhe varësia ndaj lojërave.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/te-rinjte-pushtojne-boten