Report Tv-I bënë atentat fqinjët, i plagosuri: Dyshuan se i spiunova për kanabisin

  • 6 years ago
Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Martin Dodaj 34-vjec, i plagosur më 5 shtator në Lezhë flet ekskluzivisht për Shqiptarja.com duke treguar edhe motivet e atentatit. I riu rrëfen se fqinjët Petrit Lleshi së bashku me Zef Bocin (të arrestuar) i kanë bërë pritë, sapo ishin liruar nga burgu, pasi dyshonin se ai i kishte spiunuar tek policia për kanabisin që ata kishin kultivuar. Doda tregon se si u sulmua me armë teksa ishte me gruan dhe dy fëmijët e mitur e që fatmirësisht shpëtuan.

Keqkuptimi sipas Dodajt, kishte nisur pasi autorët e kishin parë në soletën e banesës së tij dhe nuk i pranuan besën për Kanun. Ai thotë se nuk ishte ai që i spiunoi, por ato ditë kishte kaluar një helikopter në zonë dhe mund të ketë qenë ai që e ka evidentuar parcelën me kanabis. Dodaj, shton se kur u arrestuan tre fqinjët, u dërgoi bukë dhe ilaçe në burg, por ata nuk e pranuan që të betohej, ndërsa e fajësuan.Teksa ende ndodhet në Spitalin Ushtarak, i plagosuri rrëfen se autorët kishin për qëllim ta ekzekutonin. Martin Dodaj thotë për Shqiptarja.com se nuk i intereson dënimi që do i japë policia për ngjarjen, pasi konflikti mes dy familjeve tashmë do të zgjidhet nga burrat e fshatit me Kanun. Petrit Lleshi u arrestua në muajin gusht së bashku me babanë dhe vëllanë se iu gjet kanabis, ndërsa pas daljes nga burgu, nip dhe dajë Petrit Lleshi dhe Zef Boci u konfliktuan dhe ky i fundit tentoi që ta vrasë me automatik Dodajn.

Policia pas ngjarjes fajësoi gjykatën se e liroi nga burgu ?Petrit Lleshi 33-vjeç ishte arrestuar më datë 18 Gusht 2018, sepse gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa dhe në datë 22 Gusht 2018, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë për të caktoi masën e sigurisë "Detyrim paraqitje" duke e liruar?.

Recommended