E diela në plazh

  • 6 years ago
Në bregdetin e Vlorës ka shumë pushues që po kalojnë fundjavën duke plazhuar. Temperaturat e larta po mbajnë të mbërthyer pas detit të huaj e vendas.



Në një mot të tillë me temperatura të larta, nuk mund të braktisësh detin. Pamjet më lart janë të kesaj të diele në plazhet e Vlorës. Aty asgjë ndryshe edhe pse është mesi i muajit shtator. Fluksi ka rënë, por megjithatë shumë pushues janë ende në bregdet.

Pushuesi 1: ?Këtë shtator unë po e shijoj shumë mirë se zakonisht rri në Tiranë. Sivjet e provova dhe jam shumë i kënaqur.?

Pushuesi 2: ?Më kujtohet viti ?85 kur rrinim deri në mes të tetorit. ?

Në këtë klimë nuk mungojnë edhe të huajt. Ka shumë nga ata që kanë udhëtuar nga Bjellorusia dhe Ukraina. Plazhimi në shtator iu duket më mirë se ndoshta në muajt tradicionalë të verës.

Pushuesi i huaj: ?Vlora, Ksamili dhe Borshi janë më të mirat?.

Duket se bregdeti i Vlorës nuk do të boshatiset deri në fund të vitit. Temperaturat janë ende të favorshme dhe më mirë se në plazh askund tjetër nuk mund ti kalosh këto ditë.