Ora News - Vonesat e fluturimeve, 1500 pasagjerë kërkuan dëmshpërblimin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nëse kompanitë ajrore do të vijojnë të shkaktojnë vonesa në fluturime do të përballen me penalitete të ashpra. Drejtori ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar, Krislen Keri ka bërë me dije se aktualisht dy kompani janë vënë në hetim dhe rrezikojnë reduktim të numrit të fluturimeve për shkak të mos respektimit të orarit. Keri paralajmëron se të gjitha kompanitë do të operojnë në bazë të performancës .

Krislen Keri: "Kanë nisur procese administrative për hetimin e këtyre rasteve dhe na kanë mbajtur të informuar çfarë do të ndodhë në vazhdim. Falë bashkëpunimit me autoritetet italiane kemi rënë dakord që vazhdimësia do të jetë mbi bazën e performancës."

Arsyet kryesore të vonesave të flututrimeve lidhen me kapacitet e kompanive dhe me flotat e avionëve

Krislen Keri: "Shkaqet e vonesave dhe të anulimeve të fluturimeve për Shqipërinë lidhen me kapacitetet e kompanive ajrore sa i takon flotës së avionëve. Aktualisht që flasim janë disa fluturime të vonuara për shkak të mirëmbajtjes së avionëve."

Sipas drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil gjatë muajve të fundit ka pasur një shtim të ankesave dhe numërohen rreth 1500 pasagjerë që kanë aplikuar për të marrë shpërblim

Krislen Keri: "Kemi pasur 1500 pasagjerë që kanë aplikuar këtë formular me ne. Ne po i ndjekim. Kemi evidenca që deri në 50 % e këtyre pasagjerëve janë kompensuar me vlerë monetare ose bileta që kanë dhënë kompanitë për të udhëtuar"

Raporti i Autoritetit të Aviacionit Civil, për muajin Gusht 2018, tregon se u shënuan shifrat më të larta të vonesave dhe anulimeve të fluturimeve nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar "Nënë Tereza" të Tiranës. Nga të dhënat zyrtare kompania me numrin më të lartë të vonesave vijon të mbetet "Fly Ernest" me 10 anulime në 31 ditë, dhe me vonesa që nisin nga 3 orë deri në më shumë se 6 orë. Kompania e dytë me më shumë vonesa renditet "Albaëings" me 7 vonesa me mbi dy orë.


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vonesat-e-fluturimeve-1500-pasagjere-kerkuan-demshperblimin

Recommended