“Braktiset” Universiteti i Shkodres

  • 6 years ago
Ulet numri i studentëve që kanë zgjedhur për të studiuar në Universitetin ?Luigj Gurakuqi? në Shkodër. Sipas rektorit Adem Bekteshi, numri i regjistrimeve këtë vit është 200 më pak se në 2017.

?Në Universitetin e Shkodrës janë regjistruar 44 % e gjithë kuotave që Universiteti ka ofruar për gjithë nxënësit e shkollave të mesme. Janë rreth 200 regjistrime më pak në të njëjtën periudhë?.

Kjo ulje e numrit të studentëve në Universitetin e Shkodrës vjen për disa arsyes.

?Në Senatin e Universitetit është diskutuar disa herë ky problem, në fakt po të kemi parasysh zhvillimet shoqërore të rajonit vëmë re se ka zhvendosje të popullsisë, jo vetëm emigracioni, por drejt qendrës, Tiranës. Është ulur numri i studentëve që vijnë nga Kukësi, Puka dhe Lezha?.

Bekteshi thotë se edhe VKM mbi kuotat e regjistrimit nuk ka qenë e studiuar mirë, pasi sipas tij ka patur fryrje. Sipas tij, një degë studimi e cila për vite me radhë ka pasur 40 deri në  50 aplikime, këtë vit është bërë 150.