Viti i ri shkollor, Veliaj: Nga 17 shtatori, kufizim qarkullimit të furgonëve në oraret 07:00-09:00

  • 6 years ago
Nga data 17 shtator, me fillimin e vitit të ri shkollor, rikthehet edhe kufizimi i qarkullimit për mjetet që kryejnë furnizimin e dyqaneve në mëngjes. Kjo masë e Bashkisë së Tiranës ka për qëllim të ulë fluksin e trafikut në orët kur nxënësit e Tiranës shkojnë në shkollë, si dhe synon që fëmijët të mos humbin orën e parë të mësimit.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me drejtorët e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve të Tiranës, për të diskutuar mbi përgatitjet e vitit të ri shkollor. Ai theksoi se kufizimi i mjeteve të furnizimit në fashën orare 7.00-9.00 bëhet për t?i ardhur në ndihmë prindërve dhe nxënësve, që ata të mbërrijnë në kohë në shkollë.

?Do të rifusim në veprim regjimin e ri të trafikut, me orare për të shmangur qarkullimin e kamionëve dhe furgonëve në kohën kur nxënësit shkojnë në shkollë; po ashtu, edhe institucionet të mos shkojnë të gjitha në orën 8:00 në punë. E kam thënë, nuk mund të vlejnë patatinat dhe çamçakizat, më shumë se fëmijët. Të shkojnë njëherë fëmijët në shkolla, pastaj furgonët mund të bëjnë dërgesat e tyre, para orës 7.00 ose pas orës 9.00, që të mos kemi kaos në trafik?, tha Veliaj.

Ai u ndal edhe te puna që ka bërë Bashkia e Tiranës për infrastrukturën shkollore, duke theksuar se këtë vit do të hapet shkolla ?Kosova?, e cila u ndërtua nga e para. ?Fakti që javën tjetër hapim shkollën ?Kosova? është një arritje e jashtëzakonshme. Një shkollë që tregon edhe simbolikën e qytetit, me të cilën na duhej të jepnim edhe një mesazh: Jo, nuk prishen shkollat në këtë vend! Siç e shikoni, edhe te shembulli i Teatrit, jo, ka mundësi edhe të zhvillohet qyteti, por edhe të bëhet një teatër në vend të vet; ka mundësi edhe të ketë banesa, por edhe shkolla ?Kosova? të bëhet në vendin e vet?, u shpreh kryebashkiaku.