Viti i ri shkollor, Veliaj dhuron 150 çanta për fëmijët në nevojë

  • 9 years ago
Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhuroi sot në Vaqarr 150 çanta me artikuj shkollor për fëmijët e familjeve me ndihmë ekonomike, me qëllim që pas pak ditësh të shkojnë në shkollë të përgatitur.

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim, Veliaj veçoi nismën e bashkisë për të hartuar një paketë masash lidhur me sigurinë e fëmijëve që shkojnë çdo ditë në shkollë dhe që përballen me trafikun e rënduar. Për shkak të trafikut në mëngjes, sipas kryebashkiakut Veliaj, një fëmijë shkon në shkollë së paku me 5 minuta vonesë.

?100 mijë fëmijë humbasin çdo ditë 500 mijë minuta vetëm nga trafiku i rënduar, i cili shkaktohet kryesisht nga furgonët që furnizojnë minimarketet në mëngjes. 500 mijë minuta në javë janë rreth 8300 orë, çka do të thotë se në një muaj, fëmijët humbasin 32 mijë orë mësimi vetëm për shkak të trafikut të rënduar?, deklaroi Veliaj.

Më tej Veliaj theksoi se kjo është arsyeja pse bashkia ka marrë vendimin për të kufizuar qarkullimin e tyre në orë të caktuara të ditës, për t?u siguruar që 100 mijë fëmijët e Tiranës të mos humbasin asnjë minutë nga orët e mësimit.

Në vëmendje të bashkisë së Tiranës do të jenë edhe individët që marrin ndihmë ekonomike, të cilët iu bashkohen aksioneve vullnetare, siç ishte pastrimi i qytetit më 4 shtator.

?Për ato familje që marrin pjesë në aksione të tilla dhe kanë mundësi të punojnë, bashkia do të ofrojë një punësim afatgjatë?, tha kryebashkiaku Veliaj, duke u kërkuar prindërve, të cilët bëjnë pjesë në skemën e ndihmës ekonomike të mbështesin shkollimin e fëmijëve të tyre.

?E vetmja mënyrë për të dalë nga gjendja e vështirë ekonomike është investimi te shkollimi i fëmijëve, pasi ajo është ?bileta? për të dalë nga varfëria. Pavarësisht kushteve të vështira, prindërit duhet të këmbëngulin që fëmija i tyre të shkojë në shkollë, të dalë me 10-ta, të mësojë një gjuhë të huaj, sepse ky është investimi më i mirë?, theksoi Veliaj.

Kryetari i bashkisë së Tiranës tha se ndihma e sotme për këta fëmijë është pjesë e përkujdesjes që prindërit të investojnë te shkollimi i fëmijëve të tyre. ?Bashkia do të vijojë edhe me nisma të tjera, për t?u siguruar që viti i ri shkollor i gjen fëmijët të përgatitur, por sigurisht edhe me shanse më të mira punësimi për prindërit e tyre?, tha Veliaj.