Report Tv-Pronat, Pjetri: Trajtoni praktikat e qytetarëve brenda afatit ndryshe do shkarkoheni!

  • 6 years ago
TIRANE-Kryeregjistruesi Valdrin Pjetri gjatë një mbledhje ditën e sotme u kërkoi drejtuesve të ZVRPP që të trajtojnë praktikat e qytetarëve brenda afatit ndryshe do shkarkohen. Ai kërkoi zbatimin rigoroz të urdhrit të tij që përcakton nxjerrjen e një akt verifikimi për një dosje.

Pjetri u ka kërkuar drejtuesve vendorë që të verifikojnë çdo ankesë të platformës së bashkëqeverisjes, si dhe ka paralajmëruar largimin e punonjësve që kanë abuzuar me afatet e dhënies së këtij shërbimi.

?Akt-Verfifikimi p?r nj? dosje t? ket? vetëm një. Ka raste kur punonjësit bëjnë Ping-Pong me qytetar?t duke i k?rkuar plotësimin e dosjes me disa Akt-Verifikime.

T? studiohet mir? dosja dhe t? dalë vet?m nj? Akt-Verifikimi. Ju kërkoj zbatimin e urdhërit të nxjerrë nga Kryeregjistruesi me nr. 937, dat? 12.06.2018 për këtë çështje?, tha Pjetri. Gjithashtu ai u ka kërkuar regjistruesve që të trajtojnë praktikat e prapambetura brenda datës 31 shtator 2018.

Recommended