Report Tv- Fier, shkrumbohen nga zjarri Magazina e kafes

  • 6 years ago
FIER - Digjet një magazinë ku piqej dhe amballazhohej kafe në Fier. Magazina e kompanisë "Oscar & Geno" është djegur plotësisht, duke shkrumbuar rreth 70 ton kafe e cila ndodhej e paketuar në ambientet e brendshme gati për t'u tregtuar. Zjarri ka shkaktuar një dëm prej rreth 400 mijë euro.

Shkak për zjarrin dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Ka qenë një pirun i cili po karikonte bateritë shkaktar për nxitjen e zjarrit. Mbërritja e shërbimit zjarrfikës në vendin e ngjarjes, bëri të mundur nxjerrjen e gjashtë bombolave të gazit nga ambientet e magazinës, të cilat përdoreshin për pjekjen e kafesë.

Njoftimi i policisë:

Në datën 02.09.2018, rreth orës 15:30, në lagjen ?16 Prilli?, në magazinën me kafe në pronësi të shtetasit H.O ka rënë zjarr.

Në vendngjarje u dërguan shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrëfikës të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike në magazinë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.