Basha: S’ka me ka pakt me Ramen

  • 6 years ago
Pas pushimeve të verës opozita paralajmëron një betejë të ashpër në parlament, por jo vetëm. Në një bashkëbisedim me gazetarët Lulzim Basha prerazi tha se prioritet i demokratëve është shkëputja e lidhjeve të qeverisë me krimin.

 ?Një qeveri e çliruar nga krimi është kusht i patejkalueshëm, një kryeministër dhe ministër i brendshëm të palidhur me krimin?.

Por cila është rruga që opozita do të ndjekë?

"Nuk do ecim kututu, por në bazë të një plani opozitar, do bëjmë gjithçka për të ndërgjegjësuar qytetarët, protesta?.

Basha mohon çdo pakt me kundërshtarin e tij politik, qoftë edhe për reformën zgjedhore.

 ?Nuk ka pakt PS PD për reformën zgjedhore para se t?i japim zgjidhje katastrofës ku e ka çuar vendin qeveria, çdo gjë tjetër është thashethemnajë, s?ka pakt Rama- Basha, s?do ketë bashkëqeverisje PS-PD?.

Nuk përjashton edhe opsionin e zgjedhjeve të parakohshme, krahas procesit elektoral që pritet të nisë në Shtator në Partinë Demokratike.

?PD do nisë përgatitjet për zgjedhjet politike, të imponojmë çdo zgjidhje politike.?

Vijën e kuqe ia kujtoi sërish Edi Ramës, teksa u ndal tek dekreti i Presidentit Meta për kthimin në parlament për rishqyrtim të ligjit për Teatrin Kombëtar.

 ?Mos i shkojë mendja ta sjellë në seancë ligjin fusha, se do jetë shpallje e konfrontimit fizik dhe asgjesimit civil.?

Një mesazh i dërgoi edhe Prokurorisë të cilën e akuzoi se është kthyer në kukull të kryeministrit, duke mos sjellë në Kuvend kërkesën për arrestimin e deputetit socialsit Jurgis Cyrbja, duke e akuzuar si anëtar të organizatës kriminale të Emiljano Shullazit, pas së cilit thotë se fshihet edhe sulmi në banesën e prindërve të gazetares Klodiana Lala.

?Është e papranueshme që edhe sot Prokuroria s?ka asnjë reagim për përgjimet nëse kukullat e Ramës, do ti lejonte të hetonin.

Për herë të parë kreu i demokratëve u prononcua edhe për çështjen e korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë.

 ?Sovraniteti i Kosovës është në duart e popullit të Kosovës. Ky sovranitet bazohet në paketën Ahtisari që është kompromisi historik i Kosovës për të arritur pavarësinë e njohur  sot nga 117 vende, nga të cilat 111 vende anëtarë të OKB. Paketa Ahtisari nuk le asnjë vend për mëdyshje, ajo përcakton qartë integritetin territorial, formën unitare të qeverisjes dhe i bashkëngjit asaj edhe vullnetin e popullit të Kosovës për një Kosovë anëtare të BE dhe NATO-s?.

Në emër të demokratëve Basha tha se mbështet dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke si një parakusht për ecjen përpara të dy vendeve drejt BE-së.

Recommended