Reagime per sqarimin e Gjykates se Strasburgut

  • 6 years ago
Reagimi i Gjykatës së Strasburgut në përgjigje të interesit të Tv Klan, për Denar Bibën është i mjaftueshme për të dëshmuar se ai as e ka shantazhuar as i ka bërë presion mikut te tij, anëtar i Gjykatës së Strasburgut Ledi Bianku. Termi i përdorur nga Bianku ?qëndrim i papërshtatshëm? kur informoi për takimin kreun e Gjykatës, sipas Bibës do të rrëzohej nëse do të publikohej biseda e plotë.

"Nuk thotë se shantazh apo presion ndikim i papërshtatshëm. Gjithsesi Bianku në asnjë moment nuk tha që ndërpreje bisedën, por vazhdoi bashkëbisedim normal".

Një tjetër fakt për të është mos reagimi i Gjykatës së Strasburgut në vitin 2014 kur Ledi Bianku njoftoi kryetarin e saj për këtë kërkesë të papërshtashme.

"Gjykata nuk pati asnjë reagim zyrtar për qeverinë shqiptare".

Ndryshe e lexon Partia Demokratike qëndrimin e zëdhënësit të Gjykatës së Strasburgut që sipas saj konfirmoi presionet e qeverisë. Deputetja Jorida Tabaku shton se qeveria ka bërë çdo përpjekje për të penguar dëmshpërblimin e ish-pronarëve, por në një reagim të saj Partia Socialiste thotë se kur demokratët ishin në pushtet, u bënë ish-pronarëve atë që nuk mund tua bënte asnjë pushtues i huaj.

Tv Klan kontaktoi edhe me gjyqtarin shqiptar të Strazburgut, Ledi Bianku. Ai nuk pranoi të bëjë komente mbi çështjen duke u shprehur se reagimi qe Gjykata dha për Tv Klan e sqaronte ne mënyre shterruese situatën.