Është mbyllur pasditen e sotme rreth orës 18:00 mbledhja informale e qeverisë që u zhvillua në Vlorë. Ministrat iu drejtuan vilës qeveritare rreth orës 10:00 kur ishte përcaktuar orari i fillimit të mbledhjes, që ka nisur me analizën e vitit të parë të qeverisjes.
Në mbledhjen e zhvilluar larg kamerave dhe gazetarëve, çdo ministër ka raportuar për çka ka arritur dhe çka ende nuk ia ka dalë të përmbushë nga prioritetet e vendosura në programin e qeverisë Rama 2.
Objektivat për vitin e ardhshëm, që është dhe një vit elektoral kanë nisur të diskutohen në pjesën e dytë të mbledhjes, pas një pushimi të shkurtër, kur ministrat kanë patur mundësi të drekojnë.
Koordinimi i kabinetit qeveritar me grupin parlamentar si strukturat drejtuese të partisë, ishin po ashtu pjesë e diskutimit në mbledhje, kjo pasi prezent kanë qenë edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe kreu i grupi parlamentar Taulant Balla.
Të njëjtën analizë ministrat do të duhet ta bëjnë edhe në Asamblenë Kombëtare të PS që do të mblidhet përpara datës 8 Shtator.

Category
📺
TV