Ora News - "Stoku" i infermierëve, diplomohen 1500 veta në vit por punësohen 550

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 6000 infermierë janë të papunë për shkak të raportit të zhdrejtë prej vitesh ku diplomohen 3 fish më shumë se sa nevojat e tregut. Në analizën e presidentit të Urdhrit të Infermierit kjo është arsyeja përse profesionistët e shëndetit po mësojnë gjuhë të huaja se aspirojnë tregun evropian.

Në spitalet publike dhe jo publike hapen mesatarisht 550 vende të reja pune për infermierë në një vit, ndërkohë që diplomohen 1200-1500 vetë.

Ky raport i zhdrejtë të diplomuarish dhe të punësuarisht sipas Presidentit të Urdhrit të Infermierit, Sabri Skënderi, ka krijuar një stok prej 6000 profesionistë të shëndetësisë në treg.

Sabri Skënderi: Në Shqipëri krijohen rreth 550-600 vende pune për infermierë në vit, duke shtuar 5% e lëvizjeve dhe ikjeve përveç moshave të pensionit. Por aktualisht në Shqipëri dalin 1200-1500 infermierë në vit. Duke dalë kaq shumë krijohet një stok që nga viti në vit ka arritur në 5-6 mijë infermierë. Duke parë dhe kërkesat e tregut europian të punës kanë menduar që të lëvizin.

Pamundësia për të qenë në sistem, për të patur një punë ka detyruar një pjesë të bluzave te bardha të kërkojnë tregje të huaja. Të tjerë e kanë e shohin Europën dhe Amerikën si mundësi karrierë apo pagese me të lartë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/stoku-i-infermiereve-diplomohen-1500-veta-ne-vit-por-punesohen-550

Recommended