Ora News - Sfida me Torpedon, Cungu: Përmbysim rezultatin dhe kalojmë më tej

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Armando Cungu beson se skuadra e tij mund të bëj mrekullinë nesër në ?Elbasan Arena? ndaj Torpedos.

"Kemi besim për ndeshjen. Normalisht që ky besim vjen duke pasur parasysh dhe cilësitë dhe forcën e skuadrës dhe seriozitetin e djemve gjatë javës. Futbolli ka treguar se mund të përmbyset çdo rezultat. Aq më tepër që ky motivim na vjen duke pasur parasyshë dhe ndeshjen e parë, pavarësisht golave të pësuar. Ju jeni dëshmitarë dhe e dini se Kukësi arriti të krijojë raste në takimin e parë, duke treguar kështu që edhe kundërshtari ka dobësitë e veta dhe natyrisht mendojmë ta godasim edhe këtë kundërshtarë. Kështu që natyrshëm na lind e drejta që ta provojmë nesër."

Për ta provuar një ndeshje nuk është vonë por nuk mund të na ndal dhe askush. Shpresoj që nesër të japim një sinjal të rëndësishëm. Sa i përket dëmtimit të Frashërit, ai ka pësuar një dëmtim të gjurit që në takimin e Maltës dhe që atëherë ma ka shprehur edhe mua si trajner. Por gjatë aktivizimit në ndeshjet e tjera ai e ka rënduar dëmtimin dhe është aktulisht nën mbikqyerjen e mjekëve."-tha Cungu në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Torpedon.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/sfida-me-torpedon-cungu-permbysim-rezultatin-dhe-kalojme-me-tej

Recommended