Ora News - Tërmeti, dëmtohen mbi 60 banesa në qarkun e Dibrës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Më shumë se 60 banesa janë dëmtuar nga tërmeti që ra pasditen e sotme. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se tërmeti ra në fshatin Vinjoll të Matit, me Magnitudë = 5,4 shkalla Rihter, dhe Thellësi= 5 km. Për pasojë, 12 banesa janë dëmtuar në bashkinë Klos, kryesisht çarje muresh dhe dëmtime tavanesh. 8 banesa të tjera në Bashkine Mat.

Sipas Ministrisë, 47 banesa janë dëmtuar në Bashkinë Bulqizë, kryesisht çarje muresh.

"Specialistët e Emergjencave Civile në bashkitë të cilat kanë pasur problematika në lidhje me lëkundjet e tërmetit janë në terren së bashku me punonjës të tjerë të bashkive për tu ardhur në ndihmë banorëve.

Specialiastët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër janë në komunikim të vazhdueshëm me forcat që ndodhen në terren për të bashkërenduar veprimet në mënyrë që mos të ketë probleme tek banorët e prekur nga lëkundjet e tërmetit", thuhet në njoftim.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/termeti-demtohen-mbi-60-banesa-ne-qarkun-e-dibres