Qarku i Dibrës ishte stacioni i radhës i policisë për të monitoruar nga ajri parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike. Efektiveve të policisë, u ishin bashkuar edhe Inspektorati i Policisë Pyjore, ndërsa zonat ku u krye kontrolli ishin Burreli, Bulqiza, Lura, Dibra e Peshkopia. Për rreth 90 minuta helikopteri i policisë ka përshkruar të gjithë zonën ku të paktën nga ajri nuk evidentua asnjë parcelë e mbjellë. Drejtori për hetimin e krimeve në policisë Josif Shtëmbari thotë se monitorimi ka nisur që prej një muaji, ndërsa janë të pakta vendet ku ka rezultuar këtë vit kultivimi i kësaj bime Shtëmbari: Në Qarkun e Vlorës janë identifikuar disa parcela të vogla, por të kufizuara. Kemi patur në zonën e Krujës, në numër të kufizuar por përsëri janë asgjësuar. Zyrtari i Lartë i Policisë siguron se monitorimi do te vijoje edhe gjatë ditëve të fushatës zgjedhore pavarësisht angazhimeve të tjera të policisë.