Ora News - "Behet kërdia" vetëm brenda korrikut u arrestuan 265 shoferë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjatë muajit korrik, 265 shoferë janë arrestuar nga policia. Kreu i Policisë Rrugore, Mithat Tola bëri me dije se 101 drejtues mjetesh janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 164 drejtues automjetesh për drejtim pa leje drejtimi.

Ndërkohë, janë ndëshkuar rreth 7 mijë drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit etj.

Aksidentet, Policia Rrugore apel drejtuesve të mjeteve dhe motorëve

Pas shtimit të aksidenteve ditët e fundit që përkon edhe me shtimin e fluksit për shkak të turistëve, Policia Rrugore ka marrë masa shtesë për menaxhimin e situatës. Vetë drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola, u bëri apel drejtuesve të automjeteve kryesisht ata që qarkullojnë në akset që të çojnë në zonat bregdetare, që të respektojnë shpejtësinë, të përdorin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, ndërsa drejtuesit e motomjeteve të përdorin kaskën mbrojtëse.

Aksidentet, Policia Rrugore apel drejtuesve të mjeteve dhe motorëve

Tola: Në të gjitha Drejtoritë e Qarqeve dhe veçanërisht në zonat bregdetare, Policia Rrugore është duke kryer shërbime me orë të shtuara, me qëllim përballimin e fluksit të madh të automjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë sezonit veror.

Tola u bëri thirrje edhe emigrantëve shqiptarë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aksidentet-policia-rrugore-apel-drejtuesve-te-mjeteve-dhe-motoreve