• 5 years ago
TIRANË- 67 shoferë janë gjobitur brenda 48 orëve sepse nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve në vizat e bardha apo në rrugët kur këto të fundit mungojnë.

"Janë të shumtë ata që drejtojnë një automjet dhe ankohen se këmbësorët janë të pakujdesshëm dhe se nuk respektojnë detyrimet e rregullat e qarkullimit rrugor, duke u bërë shkak për aksidente të rënda, shpeshherë edhe me pasoja fatale për këta të fundit.Por nga ana tjetër, nuk janë të paktë në numër, drejtuesit e mjeteve të kategorive të ndryshme që me sjelljen e tyre në trafik, janë po aq të rrezikshëm duke mos dhënë përparësi këmbësorëve në vendkalimet e tyre apo kur ata kanë filluar lëvizjen në ato rrugë ku vendkalimi i tyre mungon.

Nga vëzhgimi i rrugorëve të kryeqytetit, në lidhje me sjelljen e përdorueseve të mjeteve ndaj këmbësorëve janë dokumentuar dhe proceduar administrativisht 67 drejtues mjetesh përgjatë 48 orëve të fundit", njofton policia rrugore.

Category

📺
TV

Recommended