PD kerkon anulimin e koncensionit te Check-up

  • 6 years ago
I njëjti fat si kullat do t?i rezervohet edhe koncensionit të check up-it. Paralajmërimi i radhës erdhi nga Partia Demokratike, e cila u shpreh se pas ardhjes në pushtet përmes amendimeve në ligjin antimafia do të anulojë ketë shërbim që sipas opozitës ka kushtuar 7 milionë euro çdo vit në arkën e Vilma Nushit.

 ?Është qartësisht e dukshme se kontrata e konçesionit të check up-it tashmë ka dështuar. Jo vetëm se analizat janë të pasakta dhe burrat rezultojnë shtatzënë dhe gratë me prostatë, por edhe sepse me gjithë falsifikimet dhe rritjet fiktive, vetëm 26 për qind e popullsisë që përfiton, kanë kryer analizat e check up-it", tha Albana Vokshi. 

Sipas demokratëve dështimin e koncensionit të check-up-it e ka konfirmuar edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili i ka rekomanduar qeverisë rishikimin total të kontratës.

Tv Klan

Recommended