Report Tv - Muzikë nga të gjitha trevat shqiptare, nis Festivali Multikulturor në Berat

  • 6 years ago
Festivali Multikulturor i shndërruar në një histori suksesi po zhvillohet këto ditë në Berat. Folku muzikor, pjesë e pasurisë sonë kombëtare prej të dyja anëve të Shkumbinit, do të presë Berati shumë-shekullor prezantohet këto ditë nën sloganin ?Unë Jam Trashëgimi?.

Në hapje të këtij festivali në Berat kanë qenë të pranishëm pushtetarë vendorë dhe drejtues të institucioneve të kulturës. Në një konferencë të përbashkët ata folën për fushën e artit dhe kulturës, të cilat ndihmojnë në zhvillimin e turizmit në qytet.

Ambasadori austriak në fjalën e tij garantoi mbështetjen e Austrisë në fushën e kulturës, bashkëpunim, i cili nuk ka munguar edhe në këtë festival.

Ndërsa, në fjalën e saj Ministria e Kulturës siguroi se shumë herë më shumë aktivitete kulturore do të zhvillohen në të ardhmen në Berat, të cilat do t?i shërbejnë më shumë kulturës.

Recommended