Report TV - Krimi makabër në Shkodër, autorët ishin dy, ja si u gjet i vrarë çifti në 'Benz'

  • 6 years ago
Dy persona kanë qenë bashkëpunëtorë në vrasjen e ish-policit Boran Bërçana dhe bashkëjetueses së tij Silva Ndocit në Shkodër. Gazetari i Report Tv, Driçim Çaka raporton se vrasësit kanë qenë në makinën ?Benz? që u gjet e djegur dhe po prisnin mbërritjen e çiftit. 

Sapo automjeti ka mbërritur njëri prej atentatorëve ka dalë nga makina dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të Boran Bërçana dhe Silva Ndocit. Ai ka qëlluar nga xhami i shoferit dhe plumbat kanë kapur fillimisht 30-vjeçarin dhe më pas bashkëjetuesen e tij. Boran Bërcana ka marrë i plumb në fytyrë dhe 4 në trup, ndërsa Silva Ndoci 1 plumb në kokë dhe 5 në fytyrë. Nga foto që ka siguruar Report TVdallohet se Bërcana ka tentuar të shpëtojë duke u hedhur në sendiljen e pasme, por nuk ja ka arritur dot. 

Siç duket edhe nga foto e rëndë, trupi i Bërçanës ndodhet mes dy sendiljeve të para, ndërkohë që trupi i 25-vjeçares ndodhet në sendiljen e parë të makinës. Në kohën që atentatori ka lëshuar 23 plumba nga arma MP5, në sendiljen e pasme të kësaj makine ishte djali dy vjeç i çiftit. 

Asnjëri prej plumbave nuk e ka kapur atë, ndërsa sipas personave që e gjetën në makinë, fëmija ishte i terrorizuar dhe kishte shkuar në krahët e nënës së tij. 2-vjeçari ka qëndëruar për rreth 5 orë brenda makinës, ndërkohë që prindërit e tij kishin vdekur. Pas 23 të shtënave vrasësi rifutet te makina e tij dhe bashkë me bashkëpuntorin largohen në dalje të Shkodrës. Personi që ka qëlluar me breshëri sipas të dhënave nga Policia e Shkodrës nuk ka patur maskë në fytyrë, por mbante një kapele që të mos identifikohej nga Policia. 

Të dhënat mbi autorët janë të pakta, por dyshohet se ata kanë përdorur targa të falsifikuara për automjetin që u gjet i djegur. Dyshohet se ata mund të jenë vrasës me pagesë, pasi thuajse nuk kanë lënë asnjë provë në vendin e ngjarjes. Gjithsesi Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që tregojnë autorët teksa largohen.

Recommended