“Za” ne Theth, me folk, poezi dhe legjenda

  • 6 years ago
Në gjithë organizimet e ngjarjeve kulturore, ai i Vlashent Satës përbën ndryshimin. Kur të gjithë i janë drejtuar jugut, propozimi i tij është ?Za Festival? në alpet tona, në Theth. Në fakt ky nuk është ndryshimi i vetëm, ?Za? është ngjarje që i jep rastin artistëve shqiptarë të përjetojnë traditën ndërsa atyre të huaj të njihen me të.

Për tre ditë nga 20 Korriku, artistët që do të realizojnë programin janë kanta-autorja Linda Rukaj, Andrra, grupi nga Kosova, ?Oborri? dhe  instrumentistët e ?Hasa Mazzotta?. Legjendat do të rrëfehen nga Ema Andrea.

Vetë Vlashenti, artisti që krijimtarinë e zhvillon më së shumti në Francë do të ketë një prezantimin të tijin solo, një krijim të ri muzikor.

Recommended