Zhduket pa lene gjurme 34-vjecari i kerkuar per vrasje

  • 6 years ago
Ky është Elion Hysa, i njohur edhe me emrat Keisi dhe Elvis Hysa. Prej 5 ditësh, 34-vjeçari nga Laçi ka humbur kontaktet me familjen. Ishte një telefonatë që e nxori nga shtëpia, mëngjesin e së enjtes së një jave më parë dhe prej atij momenti është zhdukur pa lënë gjurmë. Të afërmit e tij kanë bërë një kallëzim në polici, pasi dyshojnë për një kurth të ngritur ndaj 34-vjeçarit për shkak të të kaluarës së tij.

?Dyshoj se e kanë vrarë?, janë fjalët që u ka thënë efektivëve të policisë, babai 63-vjeçar i të riut. Eljon Hysa ishte në kërkim nga policia. Për të gjykata ka caktuar masën arrest me burg për një vrasje të ndodhur fiks 3 vjet më parë, në 10 Korrik 2015 në qytetin e Sarandës. Ai rezulton i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen e Edmond Theodhorit, pronar i një lavazhi në këtë qytet. Mes viktimës, 32-vjeç dhe autorëve ka pasur një grindje për shkaqe banale.

Një ditë më pas 6 persona e kanë rrethuar Edmond Theodhrin dhe pasi i kanë shkatërruar makinën me leva dhe shkopinj bejzbolli e kanë qëlluar për vdekje me një pistoletë. Këto janë pamjet e largimit pas krimit. 3 persona u arrestuan një ditë pas, ndërsa 3 të tjerë u shpallën në kërkim mes të cilëve edhe Elion Hysa.

Tv Klan kontaktoi me Xhaxhain e Hysës, i cili tha se dyshonte se 34-vjeçari kishte rënë pre e një kurthi me qëllim eliminimin e tij. Policia e Lezhës konfirmon se është vënë në lëvizje për gjetjen e 34-vjeçarit. Mësohet se fillimisht janë duke u verifikuar thirrjet telefonike në numrin që ai posedonte.

Recommended