Ora News- Teatri kalon në parlament, miratohet nen për nen në komisionet parlamentare

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas dy ditësh debatesh mes opozitës, grupeve të interesit dhe mazhorancës, p[rojektligji për negocimin e kontratës për ndërtimin e Teatrit Kombëtar është miratuar nen për nen nga Komisioni përgjegjës i veprimtarisë prodhuese.

Drafti ashtu si pritej ka marrë vetëm votat e mazhorancës.

Por edhe në orët e pasditës të së martes Teatri ka shkaktuar debate në dëgjesat me grupet e interesit, saqë kryetari i komisionit të veprimtarisë ndërpreu dy herë mbledhjen.

Debati u ndez pas fjalës së aktorit Bruno Shllaku i cili u shpreh pro prishjes së godinës.

Deputetët e opozitës dhe artistët e tjerë në sallë iu drejtuan me tone të larta aktorit.

Të enjten, projektligji për Teatrin do të kalojë në Parlament dhe pritet të miratohet me shumicë të thjeshtë.

Më pas drafti do të kalojë për dekret tek Presidenti i Republikës, për të vijuar më pas mr ngritjen e komisionit të negociimit nën drejtimin e Bashkisë së Tiranës për nisjen e negociatave me palen private për ndërtimin e Teatrit të ri.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/teatri-kalon-ne-parlament-miratohet-nen-nen-ne-komisionet-parlamentare