Miratohet ligji, si do pezullohen gjyqtarët për 3 ditë! Kalon nisma për sekuestrot që bën OFL-ja

  • 4 years ago
TIRANE-Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshimin në projektligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që ka për qëllim që të godasë dhe të izolojë grupin e quajtur ndryshe 'KÇK', 'kap çfarë të kapësh'. Projektligji u miratua në seancën e sotme plenare me 87 vota pro, 15 kundër, 4 abstenim. Projektligji i rrit kompetencat ILD-së për magjistratët problematikë për marrjen e masave ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve brenda tre ditëve.

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka të drejtë të ndërhyjë kur për një gjyqtar ose prokuror ka akuza të besueshme. Kreu i ILD i drejtohet KLGJ dhe KLP të cilët brenda 3 ditëve duhet të japin vlerësimin e tyre. Kjo do të thotë se prokurorët dhe gjyqtarët janë në dorë të kreut të ILD-së. Në rast indicie apo denoncimi, kreu i ILD-së mund të hetojë gjyqtarët apo prokurorët dhe pasi krijon bindjen se ka shkelje brenda tre ditëve i drejtohet KLGJ-së apo KLP-së për fillimin e një procedimi disiplinor apo pezullim nga detyra.

Ankesa mund të bëhet nga çdo individ, i cili mund të identifikohet ose të mbetet anonim. Nëse konstatohet se ka shkelje gjyqtari mund të pezullohet për tre ditë duke mos zvarritur procedurën. Kështu nëse më parë pezullimi i prokurorit dhe gjyqtarit kërkonte deri në një vit kohë, pra deri kur të përfundonte hetimi disiplinor, tashmë pezullimi mund të behet për tre ditë nga KLGJ apo KLP-ja mbi bazën e fakteve. 

Me 86 vota pro, 13 kundër dhe 7 abstenim, shumica ka miratuar projektligjin ?Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese? të ndryshuar? që i merr Presidentit Ilir Meta të drejtën e betimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Me ndryshimet që u miratuan sot, Presidenti Ilir Meta ka 10 ditë afat për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar, nëse nuk e bën atëherë gjyqtari e dërgon vetë betimin me shkrim në Gjykatën Kushtetuese. Por pse u miratua ky ligj? Shumica e ndërmori nismën pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese, pasi Meta nuk thirri për betim Arta Vorpsin dhe për pasojë ajo nuk u bë anëtare e Kushtetueses.