Report Tv - Kaos në aeroportin e Rinasit, 'Blue Panorama' vonon fluturimet me 8 orë

  • 6 years ago
Qytetarë të ndryshëm kanë denoncuar në Report Tv një situatë kaotike në aeroportin e Rinasit, për shkak të vonesave të fluturimeve nga kompania ?Blue Panorama?.

Në denoncimin e qytetarëve thuhet se kompania ka vonuar fluturimet deri në tetë orë drejt Bergamos, Milanos dhe Malpensas. Mësohet se fluturimi drejt këtyre destinacioneve ishte parashikuar në orën 06:30, por nuk është nisur ende. Gjithashtu, edhe fluturimi drejt Bergamos ishte parashikuar në orën 11:45, por qytetarët vijojnë të presin në aeroport.

Kompania ka shfaqur vonesa edhe në fluturimin nga destinacionet italiane drejt vendit tonë.

?Përshëndetje, unë jam Malvina, që të dielën në orën 14:15 do të udhëtoja nga Bergamo në Tiranë, e kanë shtyrë për në orën 21:00, por avioni është nisur në orën 21:30, pra tetë orë me vonesë. E njëjta gjë po ndodh edhe sot, udhëtimi ishte planifikuar në orën 11:45, por po nisemi në orën 16:00?, denoncimi në Report Tv nga një qytetare.

Recommended